image Tony Ferguson i çmendur - dje pësoi humbje, sot kërcen në spital

Sporte Luftarake

UFC/ Tony Ferguson i çmendur – dje pësoi humbje, sot kërcen në spital

news image

Luftëtari i UFC-së, Tony Ferguson dje u njoftua me humbjen e parë pas tetë viteve. Ai u mposhtë nga Justin Gaethje me nokaut në raundin e katërt.

Pas ndeshjes, Ferguson u dërgua në spital për shkak të dëmtimeve që kishte pësuar, transmeton Gazeta Sinjali.

Por, përkundër humbjes e dëmtimeve të marra, Ferguson vazhdon të jetë në disponim të mirë.

Ai ka publikuar një video ku shihet duke kërcyer në spital dhe në disponim tejet të mirë.

Në rast se do të fitonte, Ferguson do ta kishte më në fund mundësinë që të ndeshej me Khabibin./Gazeta Sinjali/