Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali po vazhdojnë të raportojnë shkeljet e rregullave të komunikacionit nga veprimet e shoferëve të pandërgjegjshëm, në rrugët e vendit, veprime këto që po rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.
Një sinjalizues i Gazetës Sinjali ka dërguar pamje ku një shofer në vend se të hyjë në rreth për të vazhduar rrugën për në Prishtinë, ai vazhdon në mënyrë më të shkurtë duke vazhduar drejtë dhe duke mos hyrë në rrethrrotullim.
Sipas sinjalizuesit ky rast ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të Prishtinës më saktësisht te kazerma “Adem Jashari”. /GazetaSinjali/