Shkeljet e rregullave në komunikacion në vendin tonë po vazhdojnë të jenë raste të shpeshta prandaj qytetarët po i raportojnë ato duke rritur kështu sadopak edhe vetëdijesimin për respektimin e rregullave dhe mos rrezikimin e trafikut.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe sonte, ku një sinjalizues i Gazetës Sinjali ka dërguar fotografi, në të cilën shihet se një veturë me targa 07-199-DF duke u kthyer në vendkalimin e këmbësorëve.
“Po pritojnë me shku deri te rrethi me u kthy”, ka thënë sinjalizuesi.
Sipas sinjalizuesit, ky rast ka ndodhur sonte rreth orës 19:00, te rruga “C”, në Prishtinë.
Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen.