image Shoferi shkel njerëzit me autobus, më pas del dhe i therë thikë disa prej tyre

Botë

Turqi/ Shoferi shkel njerëzit me autobus, më pas del dhe i therë thikë disa prej tyre

news image

Policia turke ka ndaluar një burrë, i cili akuzohet se përplasi autobusin e tij në një stacion autobusi të mbushur me njerëz në Stamboll dhe më pas sulmoi ata që u përpoqën ta ndalonin atë të largohej nga vendi i ngjarjes, duke plagosur 13 persona.

Sipas raportimeve, tre shtetas iranianë dhe dy fëmijë ishin midis atyre që u lënduan. I dyshuari 33-vjeçar goditi me thikë edhe një burrë, i cili u përpoq ta pengonte atë të ikte.

Videoja e marrë pas sulmit tregon punonjës të urgjencës dhe policinë në stacionin e autobusit. Disa njerëz janë ulur në trotuar, megjithëse është e paqartë nëse ata ishin midis atyre që u plagosën.

Policia është ende duke u përpjekur të zbulojë motivin për incidentin e rëndë.