Është rritur numri i personave që shkelin rregullat e trafikut, duke i rrezikuar edhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion, shkruan Gazeta Sinjali.
Një shkelje e rëndë e rregullave të trafikut ka ndodhur sot, në Prishtinë te rruga “B”.
Në adresën e Sinjalit, një sinjalizues ka dërguar pamje ku shihet se si një shofer bën tejkalim gjysmërrethor në pjesën e shënuar për këmbësorë.
Madje sipas rregullave, për të ndërruar kahun e lëvizjes ai është dashur të hyjë në rrethrrotullim, gjë të cilën nuk e bën.
Sinjalizuesi ka njoftuar se vetura ka qenë me targat: 06-538-FB.