image Shoferi në Viti del nga rruga nga shpejtësia e madhe dhe pëson lëndime të rënda

Kosovë

Shoferi në Viti del nga rruga nga shpejtësia e madhe dhe pëson lëndime të rënda

news image

Një vetëaksident ka ndodhur orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme ku një person duke drejtuar veturën, nga shpejtësia e madhe ka humbur kontrollin mbi veturën e tij dhe ka përfunduar jashtë rrugës.

Ai ka goditur një objekt, ndërsa ka pësuar edhe lëndime të rënda. Aktualisht ai është duke marrë tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit.

“I dyshuari mashkull K/Shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka shkaktuar vet aksident trafiku duke përfunduar jashtë rruge, dhe është përplasur në një objekt-garazh”.

“Si pasojë, i dyshuari-drejtuesi  ka pësuar lëndime të rënda, dhe pas tretmanit mjekësor në spitalin e Gjilanit, është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar”, ka thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/.