Mbrëmë rreth orës 02:00 pas mesnate, shoferi i Golden Taxi ka qenë pre e grabitjes së armatosur.
Burimet e Sinjalit nga kjo kompani bëjnë me dije se tre persona të cilët ishin paraqitur si pasagjerë, rreth moshës 30 vjeç kishin hipur në veturën taxi dhe nën kërcënimin e revoles, e kishin detyruar që të shkojë diku në fshatin Keqekoll, ku me të arritur aty, nën kërcënimin e armës i kishin marrë me dhunë rreth 130 euro para të gatshme si dhe dy telefona mobil.
Pas kryerjes së grabitjes, “pasagjerët” ishin larguar në këmbë diku nëpër fshat.
Sinjali mëson se rasti është denoncuar në polici, por deri më tani nuk është arrestuar askush.