image Shoferi i dehur shkakton aksident trafiku në Gjakovë dhe ikë - Policia e kap pas 20 minutash

Siguri

Shoferi i dehur shkakton aksident trafiku në Gjakovë dhe ikë – Policia e kap pas 20 minutash

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 20:30 në Gjakovë, ku një veturë ka goditur një veturë tjetër nga mbrapa, me ç’rast një person ka pësuar lëndime trupore. Aksidenti u shkaktua si pasojë e mosmbajtjes së distancës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se shoferi i veturës që shkaktoi aksidentin ka ikur menjëherë nga vendi i ngjarjes, por menjëherë pas tij janë vënë në lëvizje zyrtarët policorë, të cilët e kanë kapur pas 20 minutash, në afërsi të stacionit të autobusëve.

I dyshuari për momentin është në zyrat e trafikut rajonal të Policisë, ndërsa personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

/GazetaSinjali/