Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjobitur një shofer të një autobusi i cili ka bërë tejkalim në vijë të plotë, sot në fshatin Llabjan në rrugën Prishtinë-Gjilan, shkruan Gazeta Sinjali.
Që disa ditë Policia po pranon fotografi nga qytetarët, për ngasësit e pakujdesshëm në komunikacion, ku përmes këtyre fotografive po shqiptohen edhe gjobat.
Njëjtë ka ndodhur edhe me këtë rast, shkruan Gazeta Sinjali.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, sot, ka pranuar një informatë (foto dhe video) të një drejtuesi të automjetit , pjesëmarrës në komunikacion, i cili ka kryer kundërvatje, duke bërë tejkalim në vijë të plotë , në aksin rrugor, Gjilan-Prishtinë, në fshatin Llabjan.
Njësia e Komunikacionit Rrugor nga Gjilani , menjëherë ka ndërmarr veprimet e nevojshme për identifikimin e kundërvajtësit, me ç’rast edhe i ka shqiptuar një gjobë, sipas ligjit mbi kundërvajtjet në komunikacion.
Policia e Kosovls Drejtoria Rajonale e PK-së në Gjilan falenderon të gjithë ata që në mënyra të ndryshme kontribojnë në preventimin e aksidenteve me informata kredibile dhe apelon vozitësit, pjesëmarrës në komunikacion , që të respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit , në mënyrë që të mos kemi aksidente.