image Shoferi i autobusit të tragjedisë në Kroaci po pret që Policia ta dërgojë sërish në burg
[wp-story id="814678"]

Rajon

Shoferi i autobusit të tragjedisë në Kroaci po pret që Policia ta dërgojë sërish në burg

news image

D.L. shoferi 52-vjeçar i autobusit nga Kosova në të cilin në një aksident të tmerrshëm në autostradën afër Slavonski Brodit në Kroaci në korrik të këtij viti mbetën të vrarë 10 shtetas të Kosovës, është dënuar me dy muaj paraburgim, ka konfirmuar avokati i tij Igor Cishper për 24sata.hr.

“Një muaj më parë klienti im u lirua për t’u mbrojtur në liri. Atij iu dhanë masa paraprake dhe duhet të jetë në Zagreb. Me ndihmën e familjes ai siguroi strehim. Në fund të javës së kaluar, gjykata la në fuqi ankesën e prokurorisë dhe vendosi që ai të kthehet në paraburgim për dy muaj. Ai është në Zagreb dhe po pret që policia ta marrë”, tha Cišper, i cili beson se vendimi nuk është i mirë.

Ai tha se shoferi është në gjendje shumë të keqe psiqike, por respekton të gjitha vendimet e gjykatës.

“Është në gjendje shumë të keqe psikike, është ende mirë fizikisht, por kjo e ndikon shumë. Ai respekton të gjitha vendimet në lidhje me rastin dhe mendoj se duhet të qëndronte për t’u mbrojtur nga liria”, shtoi avokati. 

Duke qenë se D.L. është shtetas i huaj, ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit për shkak të mundësisë së arratisjes. Gjegjësisht, Kroacia dhe Kosova nuk kanë marrëveshje për bashkëpunim në procedurë penale e cila parasheh ekstradimin reciprok të qytetarëve për shkak të ndjekjes penale.

Në periudhën paraprake atij i është caktuar masa e paraburgimit në dy raste. Shoferi u la i lirë më 22 nëntor nga gjykata për t’u mbrojtur në liri.

Sipas mediumit kroat, Telegram, Mirko Svirçeviq, gjykatës i Gjykatës së Qarkut të Slavonski Brod e liroi atë. Ai e bëri këtë edhe përkundër faktit se shoferi i autobusit nuk e kishte kaluar ekspertizën psikiatrike, psikologjike dhe neurologjike të kërkuar nga Prokuroria e Shtetit të Qarkut. /GazetaSinjali/