image Shoferi hyn me veturë në lokal, lëndohen klientët

Botë

Botë/ Shoferi hyn me veturë në lokal, lëndohen klientët

news image

Shoferi që voziti së prapthi me shpejtësi, përfundoi brenda një lokali në West Midlands.

Për pasojë, disa klientë kanë mbetur të lënduar, derisa njëri prej tyre që humbi vetëdijen është dashur të dërgohet në spital.

Arsyet e aksidentit janë ende të panjohura, derisa mendohet se shoferi e ngatërroi pedalin për përshpejtimin e shpejtësisë, me atë për frenim.

Të lënduarit kanë kryesisht të prera nga xhamat dhe gjendja tyre është e mirë, mirëpo nuk bëhet e ditur se çfarë shkalle të lëndimit ka pësuar i lënduari që po qëndron në spital, për tretman të mëtutjeshëm.

Megjithëse në lokal është thyer vitrina dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme, të pranishmit e shumtë nuk janë larguar dhe kanë vazhduar të shërbehen me pije dhe ushqime./Gazeta Sinjali/