image Shoferi e fut viçin në Golf 3, rrezikon jetën e pjesëmarrësve në trafik

Kosovë

Skandaloze/ Shoferi e fut viçin në Golf 3, rrezikon jetën e pjesëmarrësve në trafik

news image

Një rast skandaloz është regjistruar dje në rrugën tranzit për në Gjakovë.

Një shofer nga kjo komunë është parë teksa po e transportonte viçin në automjetin për udhëtarë, shkruan Sinjali.

Ai kishte arritur ta fus për së gjalli këtë kafshë në bagazhin e veturës së tij t Golf 3 me numër të targës nga komuna e Gjakovës.

Në këtë mënyrë ky shofer ka rrezikuar jetën e tij dhe të pjesëmarrësve në trafik duke shkelur rregullat e trafikut dhe të transportit të kafshëve.         

Foton në redaksinë e Sinjalit e ka dërguar një sinjalizues i gazetës i cili ka rastisur të jetë në vendin e ngjarjes.

Ky nuk është rasti i vetëm kur kafshët transportohen në Kosovë me automjete të udhëtarëve. Raste të tilla janë regjistruar edhe më herët në Kosovë. /Sinjali/