Një rast skandaloz është regjistruar dje në rrugën tranzit për në Gjakovë.
Një shofer nga kjo komunë është parë teksa po e transportonte viçin në automjetin për udhëtarë, shkruan Sinjali.
Ai kishte arritur ta fus për së gjalli këtë kafshë në bagazhin e veturës së tij t Golf 3 me numër të targës nga komuna e Gjakovës.
Në këtë mënyrë ky shofer ka rrezikuar jetën e tij dhe të pjesëmarrësve në trafik duke shkelur rregullat e trafikut dhe të transportit të kafshëve.
Foton në redaksinë e Sinjalit e ka dërguar një sinjalizues i gazetës i cili ka rastisur të jetë në vendin e ngjarjes.
Ky nuk është rasti i vetëm kur kafshët transportohen në Kosovë me automjete të udhëtarëve. Raste të tilla janë regjistruar edhe më herët në Kosovë. /Sinjali/