Dje në mesditë Policia e Kosovës e ka ndaluar një veturë teksa po kalonte ilegalisht kufirin në Zubin Potok.
Brenda veturës me targa të huaja ndodheshin dy kosovarë, ndërkaq drejtuesi i saj ishte boshnjak, shkruan Gazeta Sinjali.
Për këtë rast është konsultuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij rasti po shkon në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/