COVID-19

Të infektuar

10247

Të shëruar

5944

Të vdekur

327

Këshilla/ Shmangni këto ushqime nëse keni probleme me celulitin

news image

Celuliti krijohet kur indet në shtresën e lëkurës dobësohen dhe e lejojnë formimin e depozitave dhjamore.

Mbipesha është një faktor që ndikon në shfaqjen e celulitit, por kjo nuk do të thotë se njerëzit që kanë celulit janë domosdoshmërisht me mbipeshë.

Nëse keni probleme me celulitin, atëherë preferohet që t’i shmangni disa ushqime që e shkaktojnë atë.

Ja cilat janë ato ushqime:

Karbohidratet e përpunuara

Ëmbëlsirat, drithërat, pijet e gazuara dhe makaronat, janë disa nga ushqimet që hyjnë në kategorinë e karbohidrateve të përpunuara.

Karbohidratet krahas që shkaktojnë inflamacion, e shkaktojnë edhe celulitin.

Ushqimet e gatshme

Produktet e mishit e përpunuara të mishit, çipsat, pijet e gazuara e shumë produkte të tjera hyjnë në këtë kategori. Këto ushqime njihen për aftësinë e tyre në nxitjen e inflamacionit. Ato janë të mbushura me sheqerna, yndyrna dhe kripë.

Kripa

Ekspertët këshillojnë që të keni kujdes me konsumimin e kripës, pasi që ajo e detyron trupin të akumulojë lëngje në qelizat dhe indet yndyrore. Një gjë e tillë e prish paraqitjen e jashtme të lëkurës./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: