image Shkurte Fejza dhe Gresa Behluli publikojnë këngën e re

Muzikë

Muzikë/ Shkurte Fejza dhe Gresa Behluli publikojnë këngën e re

news image

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Shkurte Fejza dhe vajza e saj, e cila gjithashtu është këngëtare e njohur, Gresa Behluli, kanë publikuar projektin e ri muzikor.

Kënga titullohet “Qitma moj naze doren” dhe është publikuar e shoqëruar me një video të realizuar për xhirimet e fundvitit 2019, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky projekt është publikuar në kanalin zyrtar të Gresës në YouTube dhe qysh në orët e para ka marrë komente të shumta pozitive nga publiku./Gazeta Sinjali/