image Shkumbin Ismaili publikoi këngën e re

Bota e Yjeve

Showbiz/ Shkumbin Ismaili publikoi këngën e re

news image

Këngëtari i njohur, Shkumbin Ismaili ka publikuar projektin më të ri muzikor.

Kënga titullohet “Vetëm ti” dhe është publikuar e shoqëruar me videoklip, transmeton Sinjali.

Për tekstin, muzikën dhe orkestrimin është përkujdesur vetë këngëtari, ndërsa për videoklipin Max Production.

Kënga është publikuar në kanalin zyrtar të Shkumbinit dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku.

“Kjo zemër nuk është gur” është projekti i fundit muzikor i artistit dhe deri më tani numëron mbi dy milionë klikime në Youtube./Sinjali/