Kantautori i njohur shqiptar, Shkumbin Ismaili e ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.
Këtë artisti e ka bërë përmes një imazhi të publikuar në rrjetin social Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.
“Koha për diçka të re”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë, duke thënë kështu se së shpejti do të publikohet projekti i ri muzikor.
Kantautori nuk ka treguar detaje rreth këtij projekti dhe mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur ai për publikun.
Teksa kujtojmë se “Ndjeva mall”, është kënga e fundit e artistit. Kënga është publikuar më 15 tetor dhe deri më tani numëron mbi dy milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/