image “Shkrumb e hi”, pamje të reja nga djegia e zyrave në veri - Sinjali

“Shkrumb e hi”, pamje të reja nga djegia e zyrave në veri

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar më herët për përshkallëzimin e situatës në veri pasi janë djegur zyret në komunën e Zveçanit dhe Zubin Potokut.

Pas publikimit të lajmit ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai përmes një postimi në Facebook i ka quajtur këto veprime si ‘akt kriminal me elemente terroriste’.

Sveçla ka publikuar edhe tri fotografi ku shihet gjendja e zyrës së Qendrës për Regjistrimin e Automjeteve në Zubin Potok.

“Sot ora 01:00 pas mesnate, nga një akt kriminal me elemente terroriste të shkaktuar nga persona të dyshimtë është djegur Qendra e Regjistrimit të Automjeteve e cila gjendet në objektin e komunës në Zubin Potok”, ka shkruar ai.

Sot është dita e gjashtë që protestuesit serbë kanë barrikaduar pikëkalimin kufitar në Jarinje dhe Bërnjak, pasi u vendos reciprociteti për targat ndaj të gjitha automjeteve që hyjnë nga Serbia në Kosovë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin