I quajtur Borivoje, djali i cili shkoi në koncertin e Rita Orës me flamurin serb, arriti të bëjë bujë mediatike pasi këngëtarja mori flamurin e tij e vallëzoi me të duke menduar se ishte flamuri i Hungarisë, raporton Sinjali.
Borivoje pas kësaj ngjarje ka folur për mediumin serb “Telegraf” i cili tregoi përshtypjen e tij pas gjestit të Ritës.
Si fillim, ai u shpeh se është hungarez por që nëna e tij është me origjinë serbe, nga ku i vjen edhe dashuria për flamurin e Serbisë.
“Kam lindur në Hungari, nëna ime është serbe, kam shkuar në Szeged në festival dhe flamurin serb e mbaj gjithmonë me vete. E kam futur pa problem. Në Szeged i duan shumë serbët dhe nuk kanë bërë asnjë problem”, ka zbuluar Borivoje.
Ndër tjera, Borivoje thotë se në koncertin e Ritës shkoi me qëllime të qarta, por që mohon t’ia ketë dhënë vetë flamurin Ritës.
“Kam ardhur më herët për t’u ulur në rreshtin e parë për të xhiruar një video në Instagram – flamurin e Serbisë në koncertin e Ritës. Më befasoi edhe ajo, më kaloi dhe ma mori flamurin nga dora. Unë thjesht doja të bëja një video. Askush tjetër nuk ishte me flamurin e Serbisë përveç meje”, shtoi ai.