Një 32- vjeçare nga Oklahoma, është dërguar në emergjencë, për të lindur sa më herët, pasi doktorët e kishin kuptuar që ajo kishte tumor në gji.
Brooke Tylor, e kishte vërejtur një rruazë në gjirin e saj gjatë tremestrit të dytë, por doktorët i kishin thënë, që ajo mund të jetë simptomë e shtatzënisë.
Mirëpo, me kohë 32- vjeçarja kishte vërejtur se kjo rruazë ishte rritur. Me anë të biopsisë doktorët e kishin kuptuar, që ajo kishte kancer në gji, si dhe është këshilluar të lindë po atë ditë me anë të prerjes cezariane për të mirën e foshnjës.
Pasi kishte lindur foshnjën, ajo i është nënshtruar kimioterapisë dhe po e lufton sëmundjen.
“Unë dëshiroj ta ndaj këtë histori me të gjithë, dhe dua t’i inspiroj të gjitha gratë për të luftuar dhe për të qenë sa më vigjilente për shëndetin e tyre”, tha Tylor.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mesatarisht çdo 2 minuta një grua diagnostikohet me kancer të gjirit./Gazeta Sinjali/