image Shkon në 790 numëri i të lënduarve nga tërmeti

Rajon

Shqipëri/ Shkon në 790 numëri i të lënduarve nga tërmeti

news image

Ka shkuar në 790 numri i të lënduarve nga tërmeti që kanë marrë trajtim në spitale, nga të cilët 700 vetëm në spitalin e Traumës dhe Durrësit.

Aktualisht janë të shtruar 62 të lënduar, gjendja e të cilëve paraqitet e stabilizuar, përveç tre personave që janë në observim intensiv dhe një e plagosur nga tërmeti në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

Përpos qytetarëve që po marrin trajtim në spitale, janë kryer 886 vizita mjekësore për banorët e prekur nga tërmeti që po marrin trajtim në qendrat shëndetësore 24/7 të hapura pranë zonave të prekura. Ndërsa 335 persona kanë marrë shërbimin mjekësor pranë kampeve të emergjencës në Thumanë dhe Durrës.

Urgjenca kombëtare ka përballuar 4411 thirrje për ndihmë që nga momenti i rënies së tërmetit dhe ka realizuar 1106 misione me autoambulancë./Gazeta Sinjali/