image Tre të lënduar në aksidentin në Raushiq të Pejës

Siguri

Tre të lënduar në aksidentin në Raushiq të Pejës

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Pejë – Deçan ku kanë mbetur tre persona të lënduar.

Bëhet fjalë për një vetaksident ku një veturë ka përfunduar jashtë rrugën.

Për këtë aksident kanë dhënë detaje nga Policia e Kosovës, të cilët e kanë konfirmuar rastin.

“Rreth orës 23:45, policia është njoftuar për një aksident në fshatin Raushiq. Me të arritur në vendin e ngjarjes është parë se ka qenë vetaksident. Personi që po drejtonte veturën e ka humb kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në emergjencën e spitalit”, thuhet në njoftimin e policisë.

/GazetaSinjali/