image Aksident në Fushë Kosovë, krijohen kolona të gjata (FOTO)

Sinjalizime

Aksident në Fushë Kosovë, krijohen kolona të gjata (FOTO)

news image

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Një veturë e tipit “Mercedes” është përplasur me një veturë tjetër të tipit “Audi”.

Një Sinjalizues i Gazetës Sinjali ka bërë të ditur se nga aksidenti janë krijuar kolona të gjata.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërkaq njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë në vendin e ngjarjes.

Sinjali ka kontaktuar Policinë, ku të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.

/GazetaSinjali/