130 pacientë të tjerë janë paraqitur ditën e sotme në spitalin e Krujës, të cilët dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm.
Numri total i personave që kanë marrë mjekim gjatë ditëve të fundit në spitalin e Krujës ka shkuar në 600.
Ujësjellësi i Krujës ka ndërprerë furnizimin me ujë të qytetit që prej ditës së hënë.
Prokuroria ka nisur hetime, por ende nuk ka një përgjigje për shkaktarët e helmimit të ujit. Ndërkohë janë duke u kryer hetime për analizat fiziko-kimike dhe bakteriale të ujit të pijshëm në këtë zonë.
Për këtë çështje, opozita kërkoi sot dorëheqjen e kreut të Bashkisë së Krujës.