Tre persona kanë vdekur si pasojë e përmbytjeve që janë shkaktuar ditëve të fundit në Greqi.
Vktimat janë tre të moshuar 75, 85 dhe 86 vjeç , një 39 vjeçar dhe një foshnje 8 muajshe kanë humbur jetën. Gjithashtu raportohet edhe për dy të humbur.
Grupet e shpëtimit qe kanë shkuar në zonë për t’i ndihmuar banorët raportojnë për katastrofë biblike. Deri në mesditën e së dielës janë regjistruar mbi 3 mijë shtëpi të përmbytura dhe po evakuohen me ndihmën e helikopterit dhjetëra banorë qe ndodhen të izoluar në tarracat e shtëpive, të rrethuara nga uji që ka përmbytur çdo gjë.
Sipas raportimeve nga zona, një pjesë e madhe e rrugëve dytësore janë të përmbytura, ndërsa në disa komuna është ndërprerë energjia elektrike./Gazeta Sinjali/