Shkon në 5 numri i të vdekurve me koronavirus në Greqi.
Mjeku i Onkologjisë, Sotiris Tsiodras, njoftoi të martën pasdite se janë regjistruar 35 rastet të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të infektuara në 387.
Ndërkohë 14 persona janë larguar nga spitali, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Sëmundjeve Infektive dhe Shëndetit, të gjithë po marrin trajtim antiviral.
Mosha mesatare e rasteve është 69 vjeç. Deri më tani janë testuar 4 mijë e 900 mostra dhe 14 persona kanë lënë spitalet./Gazeta Sinjali/