image Shkon në 35 numri i të prekurve nga koronavirusi në Angli

Botë

Botë/ Shkon në 35 numri i të prekurve nga koronavirusi në Angli

news image

Edhe 12 pacient të tjerë kanë rezultuar pozitiv, duke sjellë në 35 numrin e përgjithshëm të rasteve të infektuar me koronavirus në Angli.

Kështu ka bërë të ditur sot Departamenti i Shëndetësisë.

“Departamenti i Shëndetësisë në Angli ka njoftuar se 12 pacientë të tjerë kanë rezultuar pozitiv në testin për covid-19, duke sjellë në 35 numrin e përgjithshëm të rasteve me koronavirus”, shkruan Sky News në një postim në Twitter.

Ndryshe, nuk dihet nëse përhapësi i koronavirusit ka ardhur nga ndonjë vend i huaj, sidomos nga Italia, Koreja Jugore, Irani apo Japonia, ku janë shënuar më së shumti raste pas Kinës.

Dy rastet e para të personave të infektuar me koronavirus në Mbretërinë e Bashkuar, janë konfirmuar në fund të janarit nga autoritetet e shëndetit publik.

Deri më tash, asnjë person nuk ka vdekur nga koronavirusi në Britaninë e Madhe./GazetaSinjali/