Edhe 12 pacient të tjerë kanë rezultuar pozitiv, duke sjellë në 35 numrin e përgjithshëm të rasteve të infektuar me koronavirus në Angli.
Kështu ka bërë të ditur sot Departamenti i Shëndetësisë.
“Departamenti i Shëndetësisë në Angli ka njoftuar se 12 pacientë të tjerë kanë rezultuar pozitiv në testin për covid-19, duke sjellë në 35 numrin e përgjithshëm të rasteve me koronavirus”, shkruan Sky News në një postim në Twitter.
Ndryshe, nuk dihet nëse përhapësi i koronavirusit ka ardhur nga ndonjë vend i huaj, sidomos nga Italia, Koreja Jugore, Irani apo Japonia, ku janë shënuar më së shumti raste pas Kinës.
Dy rastet e para të personave të infektuar me koronavirus në Mbretërinë e Bashkuar, janë konfirmuar në fund të janarit nga autoritetet e shëndetit publik.
Deri më tash, asnjë person nuk ka vdekur nga koronavirusi në Britaninë e Madhe./GazetaSinjali/