image Shkon në 32 numri i të infektuarve me linë e majmunëve në Greqi

Rajon

Shkon në 32 numri i të infektuarve me linë e majmunëve në Greqi

news image

Numri total i rasteve me linë e majmunëve në Greqi ka arritur në 32, sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë.

Të dhënat e paraqitura në raport kanë të bëjnë me rastet e konfirmuara laboratorike të infektimit me virusin e lisë së majmunit në Greqi, bazuar në të dhënat e deklaruara në EODY të regjistruara deri më 28 korrik, shkruan protothema.gr.

Lija e majmunëve është një infeksion i njohur, për herë të parë në vitin 1958.

Transmetohet nëpërmjet kontaktit me kafshët e egra dhe nga njeriu te njeriu, nëpërmjet kontaktit të ngushtë fizik.

Në maj 2022, një numër i shtuar i rasteve të lisë së majmunëve u regjistruan në vendet jo-endemike.

/GazetaSinjali/