image Shkon në 14 numri të vdekurve nga përmbytjet në Greqi

Rajon

Shkon në 14 numri të vdekurve nga përmbytjet në Greqi

news image

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, do të vizitojë të dielën pasdite zonën e goditur nga përmbytjet, Thesalinë.

Në orën 19:00 ai do të bëjë deklarata nga Qendra e Koordinimit të Operacioneve, të cilat do të pasohen me njoftime për masat mbështetëse për të prekurit.

Numri i të vdekurve nga stuhia Daniel ka arritur në 14 pasi trupat e 88-vjeçares së zhdukur dhe të burrit 65-vjeçar u gjetën të dielën në fshatin Metamorfosis të Kardicës. Më herët atë ditë, trupi i një 58-vjeçari u gjet nga një dron në një zonë aty pranë. Burri ishte zhdukur që nga e mërkura.

Të shtunën u gjet trupi i një 77-vjeçari të zhdukur në detin Egje. Numri i personave të zhdukur ishte tre, por mund të kishte edhe më shumë.

Të hënën, kryeministri do të vazhdojë me një vizitë në Evros dhe parkun kombëtar të Dadias në Greqinë verilindore, i cili u godit rëndë nga zjarret në tre javët e fundit.

Një zëdhënës i qeverisë tha se zgjedhjet komunale do të vazhdojnë siç janë planifikuar më 8 tetor, shkruan Ekathimerini.

/GazetaSinjali/