Së paku dhjetë njerëz u plagosën, pasi një makinë u përplas për një turmë njerëzish, që po merrnin pjesë në një karneval në qytetin Folkmarsen të Gjermanisë.
Policia tha se shoferi i automjetit u arrestua, por nuk tregoi nëse bëhet fjalë për aksident apo rast të qëllimshëm.
Dëshmitarët i thanë ueb-faqes gjermane të lajmeve HNA se shoferi dukej se i kishte goditur qëllimisht fëmijët.
Makinat e policisë dhe auto-ambulancat nxituan në vendin e ngjarjes.
Qyteti Folkmarsen ndodhet rreth 423 kilometra në perëndim të Berlinit.
Incidenti vjen pak ditë pasi një person i armatosur vrau nëntë vetë në qytetin Hanau të Gjermanisë.
Ky është përshkruar si sulmi më i keq racist në Gjermani që nga Lufta e Dytë Botërore. /Gazeta Sinjali/