image Shkollat në Tiranë vërshohen nga reshjet, pezullohet mësimi

Rajon

Arsim/ Shkollat në Tiranë vërshohen nga reshjet, pezullohet mësimi

news image

Është pezulluar mësimi në tre shkolla në Tiranë për shkak të reshjeve të mbrëmshme.

Janë përmbytur katet e para të shkollës fillore “Sabaudin Gabrani”, shkollës fillore  “Yzberisht” dhe shkollës fillore “Lalm”.

Lajmin e bën me dije ministrja e Arsimit, Besa Shahini, e cila thotë se si pasojë e situatës, sot në këto shkolla nuk bëhet mësim.

“Ekipet e Bashkisë dhe Ministrisë janë duke punuar në terren. Dita e mësimit sot do të zëvendësohet në një ditë tjetër ndërsa po përpiqemi që këto shkolla të hapen nesër”, shkruan ministrja në postimin e saj në Facebook./Gazeta Sinjali/