image Shkollat e mesme në Prishtinë dhe Fushë Kosovë kalojnë në mësim online

Arsim

Shkollat e mesme në Prishtinë dhe Fushë Kosovë kalojnë në mësim online

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar për masat që janë propozuar të merren pas situatës së krijuar me koronavirus, për të cilat u vendos në Komitetin për menaxhimin e pandemisë.

Zemaj ka treguar se të gjitha shkollat e mesme të larta në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, mësimin do ta zhvillojnë online.

“Në të gjitha shkollat e mesme të larta në Komunën e Prishtinës dhe në Komunën e Fushë Kosovës, mësimi kalon nga skenari “A” i MASH (sipas të cillit mësimi vijon në shkollë), në skenarin C (mësim online)”. /Gazeta Sinjali/