image Shkolla e 'shkatërruar plotësisht' nga bombardimet ruse - VIDEO

Botë

Shkolla e ‘shkatërruar plotësisht’ nga bombardimet ruse – VIDEO

news image

Janë shfaqur pamjet e një shkolle të djegur të shkatërruar nga granatimet ruse në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv.

Klipi, i cili u shpërnda nga zyrtarja e qeverisë ukrainase, Emine Dzheppar, vjen pasi raketat ruse goditën rajonin.

Duke postuar në Twitter, zonja Dzheppar shkroi: “Kjo është një nga shkollat e shkatërruara plotësisht nga pushtuesit rusë. Rusia dëshiron t’i lërë fëmijët ukrainas pa të ardhme”, shkruan SkyNews.

Më herët sot, parlamenti ukrainas, Verkhovna Rada, pretendoi se 117 fëmijë kanë vdekur dhe 155 janë plagosur deri më 22 mars.

Numri më i madh i viktimave të supozuara u vu re në kryeqytetin ukrainas të Kievit, qytetin verilindor Kharkiv dhe Chernihiv në veri.

Këtu mund ta shikoni videon e plotë!

/GazetaSinjali/