Gazeta Sinjali raportoi në mëngjes për një rrahje që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00, në rrugën “Abdullah Babalija” në Gjakovë, ku një person ka mbetur i lënduar rëndë. E i dyshuari në lidhje me këtë rast është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Përveç tij, edhe dy të dyshuar tjerë janë liruar në procedurë të rregullt. Lajmin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës.
Si ndodhi rasti?
Sipas Policisë, viktima kishte shkuar tek i dyshuari për t’u sqaruar rreth një mosmarrëveshje të mëhershme, por ky i fundit nuk e kishte pritur mirë.
I dyshuari e kishte goditur me grushte derisa ia kishte thyer hundën. E kjo kishte ndikuar që të eskalojë situata, ku pastaj të gjithë të përfshirët filluan ta godasin njëri-tjetrin duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore në pjesë të ndryshme të trupit.