COVID-19

Të infektuar

94

Të sheruar

2

Të vdekur

1

Botë/ Shkoi për të kërkuar paratë e qirasë, qiragjinjët e mbysin pronarin duke e shtyrë shkallëve

news image

Pronari i një apartamenti në Nju Jork, mbytet pas një fjalosje që pati me personat që ua kishte lëshuar pronën me qira.

Këtë burrë të pafat ata shtyjnë shkallëve, e nga lëndimet e marra ka mbetur i vdekur në vend.

Në video shihet se si 71-vjeçari Edgar Mocaio bisedon me telefon në rrugën 102 në Koroni rreth orës 15:00.

Në një moment dera e apartamentit hapet dhe aty fillon grindja mes Mocaios dhe qiragjinjve të tij, që njërin prej tyre e kanë identifikuar si Alex Garces, 22-vjeç.

Garces shtynë Moncaion i cili rrëzohet në shkallët e punuara nga tullat e kuqe dhe përplaset me kokë në trotuar.

Ndërkaq Garces dhe miku i tij zbresin shkallëve dhe kalojnë pranë Mocaios që qëndronte i shtrirë pa ndjenja. Në një moment miku i sulmuesit afrohet për t’u siguruar nëse burri i moshuar është gjallë, dhe largohen sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Në anën tjetër nipi i Mocaios, Nicholas Zativa, 20-vjeç, ka thënë se Moncaio është shpallur i vdekur nga mjekët.

E qiragjiu fillimisht u kishte thënë policëve se gjithçka ka qenë aksidentale, pasi që ishte munduar të merr diçka në tokë dhe kur hapi derën e rrëzoi Moncaion në tokë.

Besohet se gjithçka filloi kur pronari i apartamentit ua kërkoi paratë për qiranë./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin