image Guvernatori i Nju Jorkut e demonstron sesa lehtë kryhet testi për koronavirus

Botë

Pandemia/ Guvernatori i Nju Jorkut e demonstron sesa lehtë kryhet testi për koronavirus

news image

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, realizoi testin për koronavirus gjatë konferencës së  përditshme të dielën.

“Është kaq lehtë për t’u bërë, sa që edhe guvernatori do e kryejë një test të tillë”, tha ai, shkruan CNN.

Ai tha se nuk duhet të ketë asnjë arsye që njerëzit të mos testohen.

“Unë do t’ju tregoj sa shpejt dhe lehtë mund të bëhet një test dhe do e demonstroj përse nuk duhet ngurruar”, tha Cuomo përgjatë konferencës

Nju Jorku tani po realizon rreth 40,000 teste Covid-19 në ditë, sipas guvernatorit./ Gazeta Sinjali/