image Pas akuzave për ngacmime seksuale, guvernatori i Nju Jorkut paralajmëron dorëheqje
[wp-story id="814678"]

Botë

Pas akuzave për ngacmime seksuale, guvernatori i Nju Jorkut paralajmëron dorëheqje

news image

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew M. Cuomo, pas vërtetimit të akuzave se ai ka ngacmuar seksualisht disa gra, ka njoftuar gjatë ditës së sotme se do të jap dorëheqje.

Sipas tij kjo dorëheqje do të bëhet brenda 14 ditësh, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai do të zëvendësohet në këtë detyrë nga Kathy Hochul, e cila do të bëhet guvernatorja e parë femër e Nju Jorkut, shkruan Uashington Post.

Avokatja e Cuomo, Rita Glavin, e cila është shfaqur si mbrojtësja kryesore e guvernatorit, pohoi se raporti i prokurorit të përgjithshëm të shtetit ishte i njëanshëm dhe plot gabime.

“Ky raport ka gabuar në shkrimin e fakteve kryesore. Ai hoqi provat kryesore dhe nuk arriti të përfshijë dëshmitarë, dëshmia e të cilëve nuk do të mbështeste tregimin se ishte e qartë se ky raport ishte i stisur që nga dita e parë”, tha Glavin.

/Gazeta Sinjali/