Gloria Elisa Fuentes është tronditur. Me një mesazh të gjatë në Facebook, gruaja nga Bakersfield, në shtetin amerikan të Kalifornisë i drejtohet publikut. Ajo dëshironte ta riparonte ekranin e iPhone-it të saj. Në vend që ta ndihmonte, një punonjës i Apple Store kishte tentuar që një foto shumë intime të Fuentes dhe ta dërgonte atë në numrin e tij.
“Në një farë mënyre kisha një ndjenjë të çuditshme dhe besoja se duhej të fshija gjithçka në celularin tim,” shkruan Fuentes në Facebook.
Fuentes ia dha celularit të saj nëpunësit, i cili kaloi një kohë të gjatë në të dhe dy herë ia kërkoi passwordin. “Nuk kam menduar asgjë për këtë”, thotë ajo.
Pak më vonë, kur ajo ishte gati të dërgonte një mesazh te një person tjetër në shtëpi, ajo kuptoi se një fotografi shumë private ishte dërguar nga telefoni i saj në një numër të panjohur.
Fuentes u kthye përsëri në dyqanin e Apple për t’u përballur punonjësin. Punonjësi s’i pranoi akuzat, ndërsa menaxheri i dyqanit më në fund e siguroi atë që çështja do të hetohej.