Një vajzë është zhdukur që nga e shtuna në Prizren dhe ende nuk dihet për vendndodhjen e saj, raporton Gazeta Sinjali.
Policia njofton se rastin e ka raportuar nëna e saj, e cila ka thënë se vajza e saj nuk është kthyer nga shkolla.
“Ankuesja femër kosovare me datën 25.10.2021 ka raportuar se me datën 23.10.2021 vajza e saj kishte shkuar në shkollë, por prej asaj kohe më nuk ishte kthyer në shtëpi dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, njofton policia.
Nuk janë bërë të ditura detaje tjera lidhur me rastin, veç se rasti është duke u hetuar. /GazetaSinjali/