image SHKK për rastin e Donjeta Pajazitajt: Urdhëresa për dërgimin e të akuzuarit në gjykatë, ka ardhur me vonesë

Drejtësi

SHKK për rastin e Donjeta Pajazitajt: Urdhëresa për dërgimin e të akuzuarit në gjykatë, ka ardhur me vonesë

news image

Gjykata Themelore në Ferizaj ka anuluar mbajtjen e seancës gjyqësore në rastin e Donjeta Pajazitaj, ku akuzohet kushëriri i familjes së viktimës, Naser Pajazitaj.

Shërbimi Korrektues i Kosovës bën me dije se anulimi i seancës u bë për shkak të pamundësisë së sjelljes së të akuzuarit në seancë gjyqësore.

SHKK përmes reagimit për media ka bërë të ditur se urdhëresa për përcjelljen e personit në fjalë për në gjykatë është ardhur me vonesë, dhe si pasojë e kësaj nuk kanë pasur asnjë njësi të lirë për ta zbatuar urdhëresën.

“Bazuar në Rregulloren e Brendshme të Punës, Urdhëresa duhet të pranohet së paku 72 orë më herët, me qëllim që përcjelljet të planifikohen me kohë dhe me prioritet, ndërsa urdhëresa në fjalë është pranuar më 18.02.2022, ora 15:15 për tu realizuar sot më 21.02.2022. SHKK do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të saj në përshtatshmëri të vazhdueshme me ligjet e aplikueshme në vend”, thuhet në reagimin e SHKK-së.

/GazetaSinjali/