image Gardianët zbulojnë një telefon brenda një TV-je që u tentua të futet në Burgun e Prishtinës

Siguri

Gardianët zbulojnë një telefon brenda një TV-je që u tentua të futet në Burgun e Prishtinës

news image

Në vazhdën e luftimit të dukurive negative brenda institucioneve korrektuese, dje rreth orës 15:20 në hyrjen kryesore porta zero në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës është parandaluar futja e kontrabandës brenda qendrës, njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Më tej në njoftim thuhet se gjatë kontrollimit për mes Scanerit X-Ray të një TV-je të sjellë nga familjarët e njërit nga të burgosurit është dyshuar se brenda tij ka diçka të dyshimtë, pas hapjes është gjetur një telefon mobil dhe një kabllo për mbushje të telefonit.

SHKK-ja tregon se lidhur me rastin janë ndërmarr te gjitha procedurat e parapara për raste të tilla, është bërë konfiskimi i telefonit dhe kanë filluar hetimet se si ka ardhur deri te tentimi i futjes së kontrabandës brenda perimetrit të qendrës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njoftojnë se mbeten të përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj.

/GazetaSinjali/