image Shkëputja e ashensorit në Tiranë, policia bën arrestimet e para

Shqipëri

Shkëputja e ashensorit në Tiranë, policia bën arrestimet e para

news image

Një ngjarje e rëndë u shënua në orët e para të ditës së sotme në zonën e Astirit në Tiranë, ku një ashensor u shkëput, duke lënë të plagosur pesë persona.

Qytetarët ishin kthyer nga një darkë familjare kishin marrë ashensorin për t’u ngjitur në katin e gjashtë të pallatit, ku ndodhej edhe shtëpia.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë policia njoftoi se është arrestuar tekniku i mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve, të kompleksit të pallateve “Fratari”, në Astir, Dëfrim Shabani,  si dhe është proçeduar penalisht administratori i firmës së mirëmbajtjes që është edhe vëllai i tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” të shtetasit D. Sh., 34 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia.

Njoftimi i Policisë

Gjatë mesnatës, dyshohet se në kompleksin e pallateve “Fratari”, në Astir, ku edhe ka qenë i punësuar si teknik, nuk ka konstatuar problemin që ka patur ashensori, i cili është shkëputur, duke rënë në gjendje të lirë sëbashku me disa shtetas që ndodheshin në të.

Si pasojë është dëmtuar një 27 vjeçare, e cila ndodhet ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Po në vijim të veprimeve është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” vëllai i tij shtetasi D. Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë, administrator i firmës ku ishte i punësuar vëllai i tij si teknik i mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshëm.

/Gazeta Sinjali/