image Shkencëtarët paralajmërojnë botën, kanë një lajm të keq

Botë

Shkencëtarët paralajmërojnë botën, kanë një lajm të keq

news image

Një grup ekspertësh të biodiversitetit paralajmërojnë se pandemitë të tjera janë në horizont nëse njeriu nuk ndalon shkatërrimin e shpejtë të natyrës.

Në një shkrim të publikuar në ‘The Intergovernmental Science-Policy Platform on Biodiversity and Ecosystem Services (IPBES)’, autorët bëjnë përgjegjës njerëzit për përhapjen e COVID-19.

E vetmja specie përgjegjëse për për pandeminë e COVID-19 jemi ne.

“Ashtu si krizat e biodiversitetit dhe të klimës, pandemitë e fundit janë një pasojë e drejtëpërdrejtë e veprimtarisë njerëzore- veçanërisht e sistemeve tona financiare dhe ekonomike globale bazuar në një paradigmë të kufizuar që çmon rritjen ekonomike me çdo kusht. Kemi një dritare të vogël me mundësi për të kapërcyer sfidat e krizës aktuale” shkruajnë autorët.

Ata paralajmërojnë se 1.7 milionë viruse të tjera të paidentifikuara por që mund të infektojnë njerëzit, jetojnë në gjitarë dhe zogjtë e ujit. Cdonjëri prej tyre mund të jetë edhe më shkatërrues dhe vdekjeprurës sesa COVID-19

Prandaj autorët sugjerojnë tre aspekte që duhet të merren parasysh për planet stimuluese të lidhura me COVID-19. Vendet duhet të forcojnë rregullat e Mjedisit, të adoptojnë një qasje ‘Shëndeti’ për vendimmarrjen që njeh ndërlidhjen midis shëndetit të njerëzve, kafshëve, bimëve dhe mjedisit tonë të përbashkët; dhe mbështesin sistemet e kujdesit shëndetësor në vendet më të varfra. “Ky nuk është altruizëm i thjeshtë – është investim jetik në interes të të gjithëve për të parandaluar shpërthimet e ardhshme globale”, argumentojnë shkencëtarët në artikullin e tyre IPBES.