image Shkencëtarët në Rusi testojnë vaksinën kundër COVID-19 te vetja

Botë

Botë/ Shkencëtarët në Rusi testojnë vaksinën kundër COVID-19 te vetja

news image

Shkencëtarët në Rusi kanë kryer testimin e parë jozyrtar të një vaksine kundër Covid-19 dhe ata thonë se është efektive. Epidemiologët në Moskë morën hapin për ta injektuar vaksinën tek vetja e tyre dhe për të ekzaminuar rezultatet.

”Testet e para klinike mbi kafshët e voglla treguan rezultate mjaft premtuese, duke thënë se prototipi duket të jetë efikas dhe i sigurt”, tha Alexander Ginzburg, drejtori i Qendrës Kombëtare e Kërkimit për Epidemiologji dhe Mikrobiologji.

Tani, kërkimi për vaksinën do të kalojë në fazën tjetër, për testimin te njeriu, për të cilin studiuesit duhet të marrin miratimin e qeverisë, shkruan Russia Today.

“Shpresoj që ta marrim këtë leje deri më 15 qershor, siç e kemi planifikuar, dhe të fillojmë studime klinike mbi popullatën njerëzore,” tha Gintsburg.

Qendra ka zgjedhur tashmë një grup vullnetarësh për të vazhduar me testimin./ Gazeta Sinjali/