Shkencëtarët në Britani kanë shpresë se një vaksinë kundër Covid-19 mund të jetë e gatshme në shtator.
Sarah Gilbert, një profesoreshë e vaksinologjisë në Universitetin e Oksfordit, thotë se ajo është “80% e sigurt” se një vaksinë që po zhvillohet nga ekipi i saj do të dëshmohet efektive deri në vjeshtë.
Sipas Times u raportua se hulumtimet klinike tek njerëzitë për vaksinën janë caktuar të ndodhë brenda dy javësh, duke e bërë atë një nga përpjekjet më premtuese në botë.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar gjithashtu ka treguar që, nëse rezultatet duken pozitive, ajo është e përgatitur të financojë miliona doza paraprakisht.
Kjo do të thotë që nëse testet janë të suksesshme, një imunizim kundër Covid-19 do të ishte në dispozicion të gjerë për publikun menjëherë.
Ndryshe, aktualisht sipas të dhënave që ofrohen në kohë reale, nga koronavirusi janë të prekur 1 milion e 775 mijë e 206 persona, ndërsa nga ky numër i përgjithshëm, janë raportuar mbi 108 mijë vdekje./GazetaSinjali/