image Shkencëtarët dalin kundër OBSH-së për ndalimin e shpërndarjes së këtij ilaçi

Botë

Shkencëtarët dalin kundër OBSH-së për ndalimin e shpërndarjes së këtij ilaçi

news image

Mbi 120 shkencëtarë kritikojnë studimin e revistës prestigjoze ‘The Lancet’ e cila bëri që OBSH të bllokojë përdorimin e hidroksilklorinës kundër Covid-19.

Një hulumtim i botuar në ‘Lancet’ do ishte i mjaftueshëm për të pezulluar përdorimin e hidroksilklorinës në provat klinike nga ana e OBSH-së e cila pezulloi trajtimin e pacientëve Covi-19 me këtë lloj ilaçi. Pas kësaj edhe në Itali, AIFA, Autoriteti Kombëtar për ilaçet ndoqi vendimin e Gjenevës. Megjithatë, jo të gjithë janë të prirur të demonizojnë ilaçet anti-malariale.

Studimi i përfunduar i Lancet vëzhgoi 15.000 pacientë me Covid-19 që morën ilaçin, duke i krahasuar me mbi 81.000 pacientë që nuk e morën atë. Përfundimet treguan se me chloroquine rritet rreziku i komplikimeve në zemër te pacientët me koronavirus. Megjithatë, të enjten, ‘The Guardian Australia’ kishte theksuar se të dhënat e publikuara në hulumtim nuk përputheshin me ato të departamentit të shëndetësisë.

Pastaj kritikat për modelimin statistikor nuk munguan edhe nga Universiteti Columbia. Dhe së fundmi, 120 studiuesit kundërshtues të vendimit të OBDH dhe hulumtimit të Lancet  nënshkruan një letër të hapur për revistën duke dyshuar mbi integritetin e të dhënave dhe studimit në përgjithësi.

“Autorët nuk u janë përmbajtur praktikave standarde”,  thuhet ndër të tjera në letër “Në studim ka mangësi të thella përsa i përket të dhënave. Nuk përmenden as spitalet ku janë kryer studimet klinike”

Me pak fjalë, shumë të panjohura për një studim që ka ndikuar kaq shumë në  zgjedhjet e politikave shëndetësore botërore.

Shkencëtarët por përdorimit të ilaçit kundër malarjes thonë se “loja me hidroksilklorinën duket më shumë politike sesa mjekësore”./ Gazeta Sinjali/