image Shkencëtarët amerikan prodhojnë vaksinën që pritet të jetë efikase kundër të gjithë varianteve të koronavirusit

Shëndetësi

Shkencëtarët amerikan prodhojnë vaksinën që pritet të jetë efikase kundër të gjithë varianteve të koronavirusit

news image

Shkencëtarët e Ushtrisë Amerikane kanë zhvilluar një vaksinë që pritet të jetë efektive kundër të gjitha mutacioneve ekzistuese dhe të ardhshme të virusit.

Sipas shkencëtarëve, provat klinike pritet të bëhen publike javën e ardhshme, shkruan Daily Mail.

“Në javët e ardhshme ne do të shpallim rezultatet e para të provave klinike të vaksinës,” tha studiuesi kryesor për Defense One, një agjenci ushtarake lajmesh.

Vaksina është krijuar për të mposhtur variantet e ndryshme të koronavirusit dhe ndryshe nga vaksinat e tjera të Covid, përbëhet nga një proteinë me 24 anë të ndryshme, në të cilën shkencëtarët mund të bashkojnë proteina  nga variante të tjerë, sipas studiuesve amerikanë.

Provat e hershme të vaksinave në primatë – përveç njerëzve  treguan se vaksina prodhoi përgjigje të forta antitrupash që mbrojnë kundër llojit origjinal që shkakton sëmundjen Covid-19, varianteve të tij si dhe koronaviruseve të tjerë si SARS. Provat e para të vaksinës te njerëzit filluan prillin e kaluar dhe u kryen te vullnetarë që nuk ishin të sëmurë.

Super-vaksina mund të ruhet në temperatura të ndryshme, gjë që lehtëson shpërndarjen e saj në mbarë botën, ndërsa aftësia e saj për të mbrojtur kundër koronaviruseve të tjerë do të thotë se vaksina mund të ndihmojë gjithashtu në parandalimin e viruseve të ardhshme, përveç sëmundjes Covid-19.

Hapat e ardhshëm në zhvillimin e super-vaksinës përfshijnë fazën e dytë dhe të tretë të provave klinike, dhe ekipi hulumtues do të shqyrtojë se si funksionon vaksina te njerëzit që tashmë janë vaksinuar kundër Covid-19 ose janë infektuar me virusin. /GazetaSinjali/