image Shkëmbim zjarri si në filma mes dy automjeteve në Elbasan, plagoset 22-vjeçari

Rajon

Rajoni/ Shkëmbim zjarri si në filma mes dy automjeteve në Elbasan, plagoset 22-vjeçari

news image

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur gjatë një përplasje me armë në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës, ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi me inicialet K.P.

Mediat në Shqipëri raportojnë se ka pasur shkëmbim zjarri mes dy makinave në lëvizje.

I plagosuri po merr ndihmën mjekësore në spital ndërsa mbeten ende të paqarta shkaqet e konfliktit me armë.

Policia e Elbasanit ka nisur identifikimin dhe po punon për kapjen e autorëve të plagosjes. /Gazeta Sinjali/